Dastid Pallaska: E turpshme, VV e citoi Kushtetutën e Serbisë
Analisti politik, avokati Dastid Pallaska, ka kritikuar ashpër veprimin e fundit të LVV’së, sipas të cilit, kjo parti e citoi Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e djeshme drejtuar Gjykatës Kushtetuese, raporton Mediafokus.info.
Ja reagimi i plotë i Pallaskës:
E pabesueshme.
Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”
Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.
Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!
E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!
/Mediafokus.info/

