Dauti: Amerika dhe Irani – punë leshi

Publicisti Daut Dauti, teksa ka komentuar sulmet SHBA-Iran, e ka quajtur këtë përleshje ‘punë leshi’.

Dauti, në profilin e tij virtual, ka bërë një krasahim mes përplasjes ushtarake SHBA-Iran, me cakërrimin e brinave mes deshve, shkruan Mediafokus.info.

“Ktunihere kur i qethshin dhentë n’pranverë, deshtë u krekëzojshin shumë. Kur e shihnin njeni tjetrin t’qethtë, e hajshin n’sy e i bajshin hygjym. U qojshin n’dy kamtë e me krejte fuqinë i cakrrojshin brinat. I dukeshin njeri tjetrit t’vegjël pa lesh por nuk e shihnin vetën që edhe ata ishin ashtu. Copa u bajshin deri sa e merrnin vesh se nuk po i tuten njani tjetrit se kishin mbetë pa lesh”.

“Kështu është edhe kjo puna e Amerikës me Iranin. Të dytë japin përshtypje që nuk i tuten njani tjetrit. Kështu këta dy, sikur deshtë, kanë mu kaqumitë edhe naj ditë dhe kur ta shohin që nuk kanë lesh, e lanë krejt këtë punë. Goxha leshatak duhet me qenë për me luftu”, ka shkruar publicisti, Daut Dauti./MediaFokus/