Në cilin fshat të Anamoravës gjendet Mulliri Binjak?

Në të kaluaren, Hogoshti i Kamenicës kishte shtatë mullinj, të cilët i shfrytëzonin për bluarjen e drithërave nga banorët atje dhe të fshatrave përreth.

Sot ekziston vetëm Mulliri Binjak, i cili është funksional dhe banorët e Hogoshtit e shfrytëzojnë, kryesisht, për bluarjen e misrit, shkruan Mediafokus.info.

Ky mulli është objekt i trashëgimisë kulturore, i cili tash po restaurohet.

Mulliri ka dy kthina të ndara dhe në secilën prej tyre nga një guri për bluarje.

Mulliri Binjak ka pozitë shumë të mirë. Menjeherë mbi të, si një ujëvarë, zbret uji nga penda.

Lumi i Kivarekës nuk shteron asnjëherë, por nuk ka ujë të bollshëm për të bluar dy kthinat.

Mulliri Binjak është pronë e familjes Ahmeti dhe familjes Biçkaj të Hogoshtit. Kur bluan njëra, tjetra duhet ta pres radhën. Marrëveveshje kjo e trashëguar prej dekadash.

Përmes fotografive të Mediafokus.info, shihet se si ka qenë ky objekt i trashëgimisë kultutore në të kaluaren dhe procesin e restaurimit të tij sot./MediaFokus/