Leka rikthehet me “dashnia është dashni”

Remzi Leka, një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore, është rikthyer këto ditë me një këngë tjetër, e cila është mirëpritur e pëlqyer shumë nga adhuruesit.

Dashnia është dashni – është titulli i këngës më të re të Remzi Lekës, që pritet të jetë hit i vitit 2020, raporton mediafokus.info

Remzi Leka shquhet për zërin lirik, të ëmbël e melodik, i cili veçmas spikat në interpretim e baladave e këngëve të dasmave, por edhe të atyre nga folklori ynë burimor.

Dashnia është dashni ka marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit e tij në youtube dhe rrjetet tjera sociale, menjëherë sapo është publikuar dhe po dëgjohet e kërkohet me të madhe edhe nëpër radio.

Dashnia është dashni e ka pasuruar edhe më shumë opusin krijues të këngëtarit nga Gjilani, Remzi Leka.

Në të vërtetë, Leka është rritur në një familje kultivuese të muzikës dhe pa dyshim që kënga është dashnia më e madhe e tij./MediaFokus/.