Dauti e përjeton rëndë aktakuzën ndaj Rexhës: Unë kam humbur njerëz të mi, por….

Daut Haradinaj e ka përjetuar shumë rëndë aktakuzën ndaj ndaj Rexhep Selimit, me të cilin ndajnë një përvojë të përbashkët, si nga koha e luftës, ashtu edhe epoka e lirisë dhe shtet-ndërtimit. 

Haradinaj ka thënë për ‘Kanal 10’ se ka shkuar në shtëpinë e Rexhep Selimit në mbrëmjen kur i është konfirmuar aktakuza dhe i ka shprehur gatishmërinë që t`i ndihmojë në të gjitha mënyrat.

“I kam shkuar në shtëpi, kam pi kafe në familje, natyrisht që ne kemi një përvojë të përbashkët për shumë vite, respekti gjithmonë do të mbetet i përhershëm, aq më tepër në këto situatë kur duhet të jemi të gjithë të bashkuar”.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka deklaruar se përjetim më i rëndë për të ka qenë konfirmimi i aktakuzës së Selimit se sa ngjarjet e rënda që i ndodhën gjatë luftës në familjen e tij.

“Unë kam humbur njerëz gjatë luftës, edhe vëllezër, edhe bashkëluftëtar, por, përjetim më i rëndë ishte mbramë. Shumë histori lidhen me emrin e Rexhep Selimit, edhe luftëtarëve tjerë, e kishim edhe daljen e parë publike edhe me Mujën, Muja mungon, pas 21 vitesh e konsideroj të padrejtë”, thotë ai, duke shtuar se ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmoj në të gjitha mënyrat Selimit.

“Absolut, jo vetëm aq unë shpreha gatsihmërinë në dispozicion për përgjegjësi juridike apo personale, jam i gatshëm me përkrahë”, tha ai.