Debat i ashpër Murati-Mustafa: ‘S`po muj me të thanë po rrenë…’

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar ashpër ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky ai i përmendi rastin ‘Subvencionet’, ku zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë janë arrestuar nën dyshmin për ‘keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘mashtrim’.

Murati iu drejtua Mustafës me fjalët ‘duhet me pas guxim të hatashëm që brenda ministrisë me t’u gjet kuferat me pare’.

Ndërkaq ish-ministri i Bujqësisë, Mustafa i replikoi ashpër ministrit të Financave, duke i thënë se rrenat nuk mund t’i sjellësh në Kuvend.

“Ministër, më vjen keq por rrenat nuk mundesh me i pru në Kuvend. Unë kam bashkëpunu me Policinë dhe Prokurorinë e shtetit që ata zyrtarë të shkojnë atje ku e kanë vendin, në burg”, tha Mustafa.

Madje ai i tha se të gjithë e dinë, se anëtarët e cilës parti kanë qenë ata zyrtarë.

“S`po muj me të thon po rren se je ministër…”, u kundërpërgjigj Mustafa.