Ded Biblokaj sjellë këngën premierë për Vallen e Rugovës (VIDEO)
Këngëtari i njohur, Dedd Biblokaj vjen me një vepër të re muzikore, të cilën ia ka kushtuar Valles së Rugovës.
Dedi ka shprehur dëshirën që ne t`ia publikojmë këtë kryevepër artistike.
“Dje kam publikuar nje keng shum te bukur per Vallen e Rugovës dhe do ju isha shum mirnjohes nese e publikoni! Respekt dhe Dashni per ju…”, ka shkruar ai.
Vallja e Rugovës luhet kryesisht nga burrat. Gjenezën e ka nga viset e Rugovës, por në ditët e sotme luhet në shumë krahina shqiptare.
Instrumenti muzikor i cili përcjell ritmin e kësaj valljeje, ndër më kryesorët, është tupani.
Kënga e Dedit nuk zbërthehet dhe as nuk shpjegohet dot nëpërmjet këtij shkrimi, ajo duhet të dëgjohet e përjetohet nga zëri i bukur i Biblokajt./Mediafokus
Ja disa vargje te kësaj kënge:
A dolën prej shkambit o
A pikën prej qiellit
ata krah të bukur o
nën dritën e diellit…

