Cili diplomat i huaj tha se do të dëshironte ta kishte kryetar Lutfi Hazirin?
Në Gjilan është hapur të martën Qendra e Inovacionit për të rinjtë, e cila ka për qëllim fuqizimin e të rinjve dhe adresimin e nevojave të tyre.
Por, shefi i UNICEF në Kosovë, përpos urimit, shprehu edhe një lakmi për të rinjtë e Gjilanit.
“Do të doja që kur kam qenë në moshën tuaj, ta kisha një kryetar si zotëri Lutfi Haziri. Është e mrekullueshme që të rinjtë ta kenë një objekt si Shtëpia e Rinisë, që t’i realizojnë ëndrrat e tyre”, ka thënë Murat Sahin, shef i UNICEF për Kosovë, raporton MediaFokus.
Ndërkaq, gjatë hapjes së kësaj qendre kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se kjo do të jetë derë e të rinjve për t’i shprehur të gjitha idetë e tyre, në mënyrë që ato të bëhen realitet, në të mirë të komunitetit.
Ai e kumtoi lajmin se do të financojë edhe katër projekte të tjera për të rinjtë, në janar të vitit të ardhshëm, të cilat i janë nënshtruar konkurrencës.
Qendra e Inovacionit për të rinj është nismë e arritur në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe ING-së./MediaFokus/