Buxheti i ushtrive të rajonit dhe botës, ku qëndron Kosova?

Shtetet e ndryshme të botës, ndajnë shuma të konsiderueshme për ushtritë e tyre, të cilat kujdesen për sigurinë nacionale të atij vendi. Disa prej tyre, janë pjesë e NATO-s, disa në partneritet me Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake në glob, ndërsa disa jo.

Kosova synon anëtarësimin në NATO, por deri te ky qëllim ka ende punë për të bërë.

Por sa ndan Kosova për ushtrinë e saj dhe sa ndajnë shtete tjera të rajonit, mund ta kuptoni nga ky shkrim.

Kosova ndan 90 milionë dollarë në vit, apo 0.9 për qind të buxhetit të saj, kurse Shqipëria si anëtare e NATO-s ndan 131 milionë, ose 1.1 për qind të buxhetit.

Shtetet fqinje, ato që kanë dalë nga ish-federata jugosllave, ndajnë më shumë buxhet se Kosova dhe Shqipëria.

Serbia, në shtet që ka zhvilluar disa lufta, përfshirë e dhe Kosovën, ndan  998 milionë dollarë apo  2.1 për qind të buxhetit, Kroacia 1.5 për qind (958 milionë), Mali Zi – 1.65 për qind (80 milionë), Bosnja 0.41 për qind (150 milionë), Maqedonia  – 1.38 për qind (134 milionë), kurse Greqia – 2.24 për qind (4.23 miliardë).

Ndërkaq, shtetet më të fuqishme të botës, ndajnë kaq buxhet për ushtritë e tyre: SHBA, superfuqia planetare ndaj  3.3 për qind të buxhetit për ushtri ose 700 miliardë dollarë, Gjermania – 2.62 për qind (43 miliardë), Rusia – 4.7 për qind (69 miliardë), ndërsa Kina – 2 për qind, ose 215 miliardë dollarë.

Shikuar si përqindje, Rusia ndan më së shumti për ushtrinë e saj se sa Amerika, por nëse shikohet si shumë e mjeteve, SHBA-ja ndan miliard më tepër buxhet për ushtrinë e saj se sa Rusia./MediaFokus/