Dedikim: Babi ishte burri që më nuk përseritet asnjëherë në jetë

Në 4-vjetorin e vdekjes, Ismajl Veliu e ka rikujtuar me shumë ndjesi babanë e tij, Ramiun, ish-punëtor shëndetësor në Gjilan.

“Babi ishte burri që më nuk përsëritet asnjëherë në jetë dhe askush nuk e mbush boshllëkun e tij.

Babi ishte palltoja e sigurisë në netët e jetës që ndryshojnë”, ka shkruar Ismajli në dedikimin e tij për babain.

Një mesazh të fortë për të gjithë ata që i kanë prindërit gjallë, ai kishte dhënë edhe vitin e kaluar.

‘Nëse e ke babën gjallë, mos prit hiq, por qu shko e përqafe fooort, kudo që ai është dhe thuaj që e don shumë’.

Baba i tij, Rami Veliu ndërroi jetë para tri vitesh, në moshën 70-vjeçare.

Ai, tërë jetën e tij ia kushtoi shëndetësisë, për çka ishte nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Gjilanit. /Mediafokus.info