Dedikim për mësuesin Ilmi Ibrahimi

Para një viti u nda nga jeta mësuesi veteran Ilmi Ibrahimi, pak ditë pa i mbushur 90 vjet. Sot e ka përkujtuar atë i biri Agroni, shkruan Mediafokus.info

‘U ndave nga ne për të qenë engjulli ynë. Në mes të dhimbjes shërohemi me krenarinë që kemi për ty’ – ka ri-sjellë ai tekstin nga epitafi.

Kumtin për vdekjen e mësuesit, e kishte cilësuar lajm të trishtë ish-nxënësi i tij Blerim Sherifi.

‘U shua një dijetar e pishtar i dijes, një mësues që do lë zbraztësirë në arsimin e Anamoravës e më gjerë’ – kishte shkruar Sherifi.

Ky është dedikimi i tij:

‘Herën e fundit kur u takuam në hotel Kristal për kafe, llafosem e u kënaqëm së bashku, dhe më premtove që sapo të normalizohet gjendja nga kjo pandemi e tmerrshme, do takohemi prapë, por ja që nuk paska qenë e shkruar.

Iku nga kjo botë mësuesi i mësuesve i cili për 45 vite punoi me ditar në dorë në edukimin e shumë e shumë brezave.

Krenar që të njoha dhe mora dituri e këshilla prej teje, mbi të gjitha të mora model mësuesi e të bëhem një mësues por prapë asnjëherë i përgatitur dhe formësuar siç ishit ju mësuesi Ilmi, ka shkruar ndër të tjera në dedikimin e tij për mësuesin, ish-nxënësi i tij, Blerim Sherifi./Mediafokus.info