Dedikim për porosinë e babës

Nga: Asdren Agushi

Pushtetet, breshnit, era, termeti shoku e kolegu në pozitë e kanë një të përbashkët:

Njëri nga ta, të kursejnë kur e kanë fuqinë!

Djali jem, qoftë kjo e fundit afër teje!!! Unë në moshën që po të lë ty e kam përjetu të njejtën gjë: Diferencimin e frikën e kolegëve të mi në vitet e hershme të viteve të 80-ta, kur isha në mesin e të dyzetave të mija.

E të njejtën po e vërej sot në ditët e mija të fundit ndaj teje, po e ndjej nga disponimi në fytyrën tënde pavarësisht që po mundohesh me ma fsheh e mos me ma tregu. Mos u dorëzo! Rri drejt e mos u lig! Qëndro si burrë sepse presionet janë pjesë e çdo pushteti dhe njerëzve e lepirësve të tyre. Ama ti rri drejt me shokët, kolegët në punë e mbi të gjitha rri faqebardhë.

Gruja, fëmijët, famija, shokët e kombi janë shumë të rëndesishëm, sepse janë të përhershëm pranë teje. Rri drejt e mos u lig në asnjë situatë para tyre.

Unë po shkoj…, e juve me faqe të bardhë po ju lë….Lamtumirë!

Hysni Agushi / Baba