Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë dhuratë një foto nga rihapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër (16 nëntor 1990).
Nëpërmjet një postimi në facebook, Presidenti përmes fjalëve të Myftiut të Shkodrës, ka shpërndarë edhe një mesazh: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.
“2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga diktatura komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan”, shkruan ndër të tjera Presidenti.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.
Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.