E thotë historianja: Skënderbeu ishte shqiptar i vërtetë, s`ka asnjë lidhje me sllavët

Këtyre ditëve është ringjallur debati sa i përket origjinës së Skënderbeut dhe është e çuditshme se si kjo dilemë ngritët në një moment kur Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike.

Por, është historianja dr Elena Kocaqi ajo që i hedh poshtë me argumente këto dilema rreth prejardhjes së Gjergj Kastriotit, kryetrimit shqiptar.

“Në letrën që Skënderbeu i dërgonte princit te Tarantos thotë se ne shqiptaret jemi pasardhës te Pirros dhe Aleksandërit te Madh.

Çdo diskutim ne lidhje me origjinën e Skënderbeut është i kotë se ai e dinte origjinën e tij shqiptare dhe ishte krenar për atë, pra kishte vetëdije te larte kombëtare këtu e para 5 shekujsh qe shume sot ketë nocion as e kuptojnë jo me ta kenë.

Sa për atë qe ishte ortodoks, kjo është qesharake fare, se shqiptaret ne atë kohe ishin 80 deri 90 për qind ortodoks.

Plus qe feja është besim dhe jo gjak.

Pastaj Skënderbeu ishte shqiptar i vërtetë, se ishte kristian ortodoks, u be mysliman dhe mbante aleance me Papën katolik.

Një model për t`u marre shembull sot, pasi tjetër është besimi dhe tjetër feja qe shumica këtë gjë as sot nuk e kuptojnë.

Arbereshet sot jane orotodoks dhe kane ikur nje pjese nga Kruja e Skenderbuet por jane shqiptar edhe sot.

Tribalët ishin fis iliro-shqiptar qe nga antikiteti, kështu çdo përpjekje për ta bërë Skënderbeun sllav nga nëna, është qesharake.

Skënderbeu nuk ishte vetëm strateg ushtarak nga me te mirët e kohës se vet, por ishte një diplomat dhe një njeri shume i shkolluar qe fliste disa gjuhe te huaja dhe njihte shume mire historinë e popullit te vet.

E fundit, vlerësimi dhe gjykimi kritik është shkalla me e lartë e mendimit qe jo çdo kush e ka në jetën e përditshme, pa lëre më në kuadrin historik.

Çdo vlerësim i figurës se tij nga njerëz jo kompetentë, që nisen nga kritere fetare, politike është nul”, thotë Kocaqi./mediafgokus.info