Haziri: Afaristi Qerim Çoçaj bëri akt heroik duke shpëtuar fëmijë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar 2-vjetorin e tragjedisë në Gjilan, kur një kamion pa frena shkaktoi tmerr në këtë qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit, transmeton Mediafokus.info.

Haziri tha se afaristi Qerim Çoçaj bëri akt heroik duke shpëtuar fëmijë.

“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/