Dita e të sëmurëve u kushtohet viktimave të koronavirusit

Sëmundja dhe vuajtja ndonjëherë mund të përmbysin jetën tonë ose të të dashurve tanë: të na inkurajojnë të japim kohën tonë, të mbështesim të sëmurët, të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të tyre.

Një ditë botërore e të sëmurëve, është krijuar në vitin 1992 nga Papa Gjon Pali II.

Të sëmurët shumë shpejt ndihen të lënë jashtë jetës së të shëndetshmit, kjo është arsyeja pse lidhjet e solidaritetit dhe gjithçka që munëson të sëmurëve të ndjehen të kuptuar, është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Megjithëse kjo ditë ka një kuptim të veçantë për të krishterët, nuk është e nevojshme të keni bindje fetare për t’i sjellë ndihmë dhe dhembshuri e dashuri njerëzve që vuajnë, mjafton një gjest i vogël!

Andaj, bëni sot një veprim të mirë, ashtu siq mundë të bëni çdo ditë përkujdesje për ata që vuajnë e ndjejnë dhimbje!

Presidenti i Konfederatës zvicerane Guy Parmelin u kushton Ditën e të sëmurëve, këtë të dielë, 7 mars, në veçanti pacientëve me covid-19 ose atyre që vuajnë nga pasojat e këtij infeksioni, derisa të afërmve të tyre u ka shprehur simpatinë.

Pandemia covid-19 është “sfida më e madhe shoqërore që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Presidenti i Konfederatës në tekstin e shkruar të fjalimit të tij televiziv. Ajo ka marrë shumë jetë dhe ka sjellë një dëm të rëndë në jetën tonë.

Situata aktuale kërkon shumë forcë dhe durim, veçanërisht nga ana e të prekshmëve, por edhe e të rinjve, të cilëve u kërkohen përpjekje të mëdha.

Në të njëjtën kohë, pandemia ka shkatërruar shumë projekte profesionale ose private dhe po e nënshtron popullatën në izolim të dhimbshëm, nënvizon Guy Parmelin.

Këshilltari Federal gjithashtu falënderon mjekët dhe stafin infermieror, të vendosur nën një presion ekstrem, për angazhimin e tyre të palëkundur, përcjellë sot gazeta Le Temps.

Këtë vit, motoja e Ditës së të sëmurëve është “E cenueshme, por luftarake”. Pandemia ka treguar se sa e çarmatosur mund të jetë shoqëria jonë por Këshilli Federal po bën gjithçka që duhet për ta mbajtur atë luftim kundër pandemisë./MLH/Photo: Le Temps, Keystone/ADV