Reagon edhe Bislimi kundër manipulimit me vota: Burgu është pak

Manipulimi i votave në QNR ka shkaktuar reagime zinxhirore te kandidatët për deputetë, të cilët me arsye mund të dyshojnë në rezultatin e tyre.

Reagim publik ka bërë edhe ish-deputeti i LDK, Faton Bislimi, i cili thotë se ky manipulim e kompromiton skajshëm procesin zgjedhor.

“Me 4 mars, unë kam folë për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së.

Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidat tjerë.

Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim.

Perndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak”, ka thënë ai. /Mediafokus.info