Dedikim prekës: Të mbajta në krah, vëlla, deri në rrahjen e fundit të zemrës

Musa Pireva ka bërë një dedikim prekës për vëllanë që vdiq para dy ditësh në krahët e tij.

I dashur vllau im i shtrenjtë

Të humbëm pas një smundje tinzare. Unë të mbajta në krahët e mi deri në frymëmarrjen e fundit; deri në rrahjen e fundit të zemrës tënde plot dritë, ta mbajta dorën aty, përmbi kraharor.

Kam një dhimbje therrëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh, nuk do te doja te isha aty besom por s’tu ndava, nuk doja te isha sepse nuk te ndihmoja dot dhe për këtë gjithmonë do te ndihem fajtor, te lutem ma falë.

Shpirti yt i mrekullushëm iku në paqe, i mbuluar në të bardhë siç edhe jetove, i ndriçuar nga drita e gjithë mirësisë dhe dashurisë që pate në zemër dhe mençurisë që pate në mendje nga fillimi i jetës e deri në fund.

Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishe të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë.

Nuk pate kurrë ama kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri.

Edhe me ata që se meritonin ndoshta, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur.

Edhe fjala e fundit që the në këtë jetë ishte “zemër”, kaq shumë ndriçonte shpirti yt i bardhë.

Të dua shumë Vëlla ! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun! Por ama me preve ne besë, se lam kshtu kur u nisem për te mjeku, si patem llafet keshtu..

Të dua përgjithmonë!