Dedikimi i Lekës: ‘Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht’
Tri ditë më parë u nda nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha, derisa ndodhej në Londër ku po kurohej nga kanceri në vezore prej më shumë se një viti.
Djali i Vjosës, Leka ka shpërndarë në facebook disa foto me të ëmën në momente te ndryshme të jetës.
“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ka shkruar Leka.
Ndërkohë, ngushëllimet kanë qenë të shumta nga persona të ndryshëm, të cilët shprehën dhimbjen e tyre për largimin e hershëm të regjisores Berisha.

