Dedikimi i ulqinakes për bashkëshortin e saj kosovar: Heroi im
Ulqinakja Drita Klaiqi e ka rikujtuar sot bashkëshortin e saj kosovar, Ali Klaiqi, me fjalët më të mira.
‘Nje vit pa ty. Ike kur menduam se
pensionimi nuk është fundi, por filimi i një jete të re e shumë të bukur. Do të dua dhe nuk do të harroj deri në frymën e fundit, heroi im’, ka shkruar Drita.
Ali Klaiqi ka qenë një familjar e një qytetar shumë i respektuar në Gjilan.
Drita, bashkëshortja e tij, është një aktiviste për të drejtat e gruas, njëherësh ish-zyrtare komunale për disa vite rresht.
Aliu dhe Drita kanë krijuar së bashku një familje të edukuar, e cila përbëhet nga 4 vajza dhe një djalë./Mediafokus.info/

