Dedikimi prekës i djalit të Asllan Thaqit: Lirinë që aq shumë e deshe, ne tani po e gëzojmë!
Janë bërë 21 vite nga rënia e dëshmorit, Asllan Thaqi, nga Karaqeva e Kamenicës, shkruan Mediafokus.info.
Djali i tij, Urimi, e ka kujtuar me një dedikim mjaftë prekës.
“Lirinë që aq shume e deshe, ne tani po e gëzojmë!”, ka shkruar Urim Thaqi.
Ja përkujtimi i plotë i tij për babanë:
Sot me datë 11 maj bëhen 21 vite nga vrasja yte Babush. Tepër krenar për kontrubutin tënd ndër vite. Duke filluar nga organizimi i protestave, Këshilli i financimit, aktivitetet e ndryshme të cilësuara ilegale nga sistemi i atëhershëm, e deri te mobilizimi dhe organizimi i Luftes Çlirimtare!
Për aq pak kohë sa m’kujtohesh dhe të njoha, gjithmonë do të kujtoj si një person i qetë, i matur, parimor, sportist, trim dhe shumë i vendosur.
Lirinë që aq shume e deshe, ne tani po e gëzojmë!
Përjetësisht krenar për veprën dhe jetën tënde! /Mediafokus.info/

