Dedikimi prekës i mbesës, gazetares së njohur, për dr. Rexhep Ismajli: Dajush, i falem nderit tënd

Ndarja nga jeta e stomatologut nga Gjilani, Rexhep Ismajli, ka pikëlluar jo pak njerëz, shkruan Mediafokus.info.

Një dedikim prekës për doktor Ismajlin e ka bërë mbesa e tij, gazetarja e njohur kosovare, Valdete Osmani.

“I falem nderit tend”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Valdete Osmanit:

Dajush🤍

Lidhja jeme speciale🤍  e mira dajës🥰

S’kom fjalë me përshkru madhështinë e dashnisë që na ke dhanë çdoherë. I falem nderit tënd😇

Pata fillu me xhelozu kur paret e Bajramit fillove me ju dhanë fëmijëve të mi😀

Sa dhimbje kur njerëzit si ti ikin heret…e sa bukur me lanë kaq shumë kujtime të ombla mes nesh dajush❣️

Të dashur miq, ju falënderoj nga zemra për ngushëllimet tuaja 🫶