Dedikimi prekës i nënës së Drinorit: Pusho i qetë, shpirti i nanit!
28-vjeçari nga Gjilani, Drinor Gashi, ka ndërruar jetë të premten në Turqi, pasi javë më parë ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.
Vdekja e hershme e tij ka pikëlluar jo pak njerëz, ndërkohë që javë më parë ishte organizuar një fond për t’i dalë në ndihmë, duke mbledhur shumën e kërkuar në një kohë rekorde.
Nëna e tij, Bukurie Jerliu Gashi, ka bërë një dedikim prekës pas humbjes së të vetmit djalë.
Lexo edhe:
E dhimbshme: Drinor Gashi nga Gjilani e humb betejën me sëmundjen
“Pusho i qetë shpirti i nanit”, ka shkruar ajo, teksa ka marrë qindra mesazhe ngushëllimi.


