Dedikimi prekës i vajzës së Bajram Rexhepit në 4-vjetorin e vdekjes

Sot janë bërë katër vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.

Në prill të vitit 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas u dërguaa në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Në katër vjetorin e vdekjes, vajza Vanesa Rexhepi, ka bërë një dedikim prekës për babanë.

Shkrimi i vajzës së ish-kryeministrit:

Në përvjetorin e tij të katërt s’po du me e kajt ata…babën tem të shtrenjtë.

Sa do qe gjithçka ka ndryshu prej ikjes së tij në amshim, sado që unë kom ndryshu, unë sot po du me e gëzu jetën e babës tem se ai mua vetëm lumturi më ka dhënë. Po du me e falënderu për gjithçka dhe me i kërku falje për gjithçka. Unë sot jam krenare me jetën time,me femrën qe jam sot dhe qe e mbaj kokën lart sepse unë jam rritë prej një njeriu të mirë.

Du me i kërku falje babës qe me raste jam ligështua, jam dorëzu, jam ndiku prej të paditurve dhe injorantëve por fakti që besoj verbërisht se ai ende me mbron nuk me ka bo me u frikësu.

Gjatë gjithë jetës veç mirësi dhe ndihmë u dha atyre që i patë pranë…pa asnjë kusht.

Nuk patë kurrë urrejtje në sytë e tij as para atyre që se donin. Shkëmb i fortë!!

Njeriu më inteligjent që kam njohur ndonjëherë, i etur për dije.

Një babë dhe një bashkëshort i mrekullueshëm që unë dhe mami kemi pas fat ta kemi.

Të pata ty udhërrëfyesin tim.
Dritë e zemrës sime.
Dritë e bardhë ashtu qysh ishe e ashtu edhe kur ike.

Shoku im më i mirë, të dua shumë dhe të kam çdoherë me vete