Dega e një peme ia merr jetën vogëlushit
Edhe pse intenisiteti i motit të ligë ka rënë ditëve të fundit, duke u kufizuar në stuhi lokale, pasojat e tij vazhdojnë të rrezikojnë jetë njerëzish.
Kështu, disa degë të një peme në Schilsdamm në Flums SG janë shkëputur nga trungu, si pasojë e stuhisë dhe kanë shkaktuar humbjen e një jete njeriu, raporton srf.ch.
Katër këmbësorë janë goditur – përfshirë këtu një vogëlush i cili ka vdekur më vonë gjatë natës nga lëndimet serioze që kishte marrë. Nëna e tij është ende në kujdesin spitalor.
Përveç nënës dhe vogëlushit, me këtë rast kanë marrë lëndime një burrë 71-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare. Burri është ende duke u trajtuar ndërsa gruaja tashmë është larguar nga spitali.