Gazetari rus: Nëndetëset tona bërthamore janë gati për të shkatërruar SHBA dhe shtetet e NATO-s
Gjatë programit të tij të mbrëmjes sonte, prezantuesi i televizionit shtetëror rus Dmitry Kiselyov mbajti një monolog në të cilin shtroi pyetjen: “pse na duhet bota nëse Rusia nuk është në të?”
Ai po komentonte kështu njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sot tha se po i vendos forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë.
“Në total, nëndetëset tona janë të afta të lëshojnë mbi 500 koka bërthamore, gjë që garanton shkatërrimin e SHBA-së dhe të gjitha vendeve të NATO-s”, tha ai në emisionin e tij “Vesti Nedeli”

