Deklarohen të pafajshëm drejtorët komunalë, të akuzuar për korrupsion me lejet e ndërtimit

Pejë- Zyrtarët e Komunës së Deçanit, Ramë Melaj, drejtor i Urbanizmit, Halil Tolaj, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit dhe Jashar Hulaj, shef i sektorit për Inspeksion, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e Prokurorisë së Pejës, të cilën i rëndon për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Lumturije Vuqetaj dhe njoftimit me të drejtat e tyre nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, të pandehurit secili veç e veç u deklaruan të pafajshëm.

Pasi të pandehurit u deklaruan, gjykatësja i njoftoi të njëjtit se kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave brenda afatit prej 30 ditësh dhe varësisht nga pretendimet e palëve, gjykatësja do të vendos nëse do të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë.

I pandehuri Ramë Melaj akuzohet se më 3 mars 2020, në objektin e Komunës së Deçanit, në cilësinë e Drejtorit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/projektit nga BE-ja në shumë prej 170 mijë euro, për organizatën “Shtëpia Alpike”, me përfaqësues Jeton Berisha .

Sipas aktakuzës i pandehuri duke vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për ndërtim, lëshon vendimin nr. 04.nr.6082/1 për lejimin e ndërtimit të objektit të qendrës turistike në “Bjeshkët e Nemuna”, ashtuqë i pandehuri me rastin e pranimit të kërkesës nga Drejtoria për Ekonmi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit, lëshon lejen në fjalë me të cilën ia mundëson dhe lejon organizatës ndërtimin e objektit të qendrës turistike në ngastrën kadastrale Izniq, në pasuri shoqërore, pronë kjo nën administrim të AKP-së, e cila shtrihet në zonën e parkut kombëtar, me të cilën menaxhon MMPHI-ja e për të cilën ngastër nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi pa miratimin e Planit Hapësinor të zonës së veçantë për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

I pandehuri po ashtu akuzohet se kishte nxjerrë vendim për leje mjedisore komunale në bazë të kërkesës së përfaqësuesit të autorizuar të OJQ “Kosovo Montain Club”, Adriatik Gacaferri për lejimin e zbatimit të projekteve të tyre “Zhvillimi i shtegut të ngjitjes Sportive –Via Ferata Deçan”, si dhe “Shtegu për ngritje në faqe shkëmbore në Gryken Deçanit”.

Sipas akuzës nxjerrë vendim për leje mjedisore që mundëson OJQ-së zbatimin e projektit në dy ngastra kadastrale- pasuri shoqërore nën administrim të AKP-së-në zonën e parkut kombëtar me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të miratimit të planit hapësinor të zonë së veçantë për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Të ngjajshme
Berisha: Gjykata Themelore në Pejë ka ngecje sa i përket…

9 Sht, 2022, 12:10
Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit për vrasjen në…

8 Sht, 2022, 16:14
Ish-shefi i Shërbimit Pronësor Juridik në Klinë deklarohet i…

7 Sht, 2022, 16:37
Në dispozitivin e tretë i pandehuri ngarkohet se kishte keqpërdorur duke tejkaluar kompetencat e tij si Drejtor i Urbanizimit me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore/grantit nga BE-ja, në shumë prej 323.160 mijë euro për personin Bashkim Ahmetaj.

Sipas akuzës i pandehuri lëshon pëlqimin për aplikim dhe ndërtim të objektit me etazhitet B+P+1, ndërtimin e 24 bujtinave dhe hapësirave për montimin e lojërave rekreative, kjo duke vepruar sipas kërkesës së parashtruar nga i lartëcekuri për ndërtimin në ngastrën kadastrale me nr.209/0 ZK Isniq, pronë e të njëjtit, me të cilën ia mundëson zbatimin e projektit të sipërshënuar në zonën e parkut kombëtar, me të cilën zonë në bazë të ligjit menaxhon MMPHI-ja dhe për të cilën nuk mund të lëshohet asnjë lloj vendimi në mungesë të miratimit të Planit Hapësinor të zonë së veçantë për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Kurse në dispozitivin e katërt i pandehuri ngarkohet se ka lëshuar vendimin për ndërtimin e objektit afariso-banesor për subjektin ekonomik “Lika Trade”, SHPK, me pronar Jahir Likaj, duke qenë në dijeni se kushtet për ndërtim nga PRRU-ja dhe për marrëveshjen paraprake të datës 15 nëntor 2011 e lidhur me Komunës së Deçanit dhe investitorit “Gogaj AG”, si dhe duke qenë nënshkrues i aktvendimit me nr. 04. 167/1, i datës 28.01.2013 si dhe kushteve të lokacionit për ngastrën nr.1073/1 PSH e Komunës së Deçanit, me përfitues subjektin ekonomik “Gogaj AG”, edhe përkundër kësaj i njëjti lëshon vendimin për leje ndërtimore me përfitues subjekti ekonomik “Lika Trade”, të cilit ia mundëson ndërtimin e objektit afaristo-banesor në ngastrën e njëjtë, e me vlerë inventive prej 24 mijë e 134.17 euro.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.2 e lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit Halil Tolaj dhe Jashar Hulaj ngarkohen se më 11 shkurt 2019 e në vazhdimësi deri më sot, në bashkryerje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim që të përfitoj personi tjetër.

Sipas akuzës i pandehuri Halil si drejtor i Inspeksionit në Deçan dhe i pandehuri Hulaj si shef i sektorit për Inspeksion në këtë komunë, nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas detyrimeve ligjore, duke i mundësuar ndërtimin e tre kateve shtesë dhe katit tërheqës në objektin afariso-banesor “Lindi Residence”, që sipas lejes ndërtimore i lejohej ndërtimi me etazhitet B+P+3K. Përkundër që kanë qenë në dijeni për këtë fakt sipas inspektimit të datës 5 mars 2021 dhe inspektimit të datës 11 qershor 2021, ku edhe janë vënë shiritat për mbyllje të vendpunimit, si ndërtime të kundërligjshme, e që të njëjtit sipas detyrës zyrtare kanë qenë të obliguar të marrin vendim për rrënim, mirëpo nuk veprojnë në këtë drejtim duke i mundësuar që investitori të vazhdojë me punime ndërtimore të kundërligjshme, duke përfunduar objektin afarit-banesor, duke i mundësuar përfitim përmes rritjes së sipërfaqes rreth 2500m2.

Me këtë në bashkryerje ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.2 e lidhur me par.1, nenin 31 dhe 77 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë