Ky është i riu që u gjet i varur me litar në Malishevë (FOTOT)

Një person sot në Malishevë i dha fund jetës së tij duke u varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij.

Indeksonline mëson se viktima është 30-vjeçari Besnik Hoti nga Malisheva.

Sipas burimeve të Indeksonline, ai edhe më parë kishte tentuar t’i jepte fund jetës, por që fatale doli të jeta dita e sotme (5 prill 2021).

Rasti është konfirmuar nga Policia për rajonin e Gjakovës.

“Datë 05.04.2021 rreth orës 13:00 nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor ne Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellë viktima e pa shenja jete. I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar ne shkallet e katit te dytë te shtëpisë se tij.

Patrullat policore, dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakove janë dal ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u marre me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, trupi i pa jetë, dërgohet ne mjekësin ligjore për obduksion“.