Deklarohet Limaj: NISMA nuk ka marrëveshje me asnjë parti deri më sot
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas regjistrimit të deputetëve të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se Nisma nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt politik deri në këtë moment, por është e gatshme të kontribuojë në krijimin e institucioneve të reja.
Ai tha gjithashtu se nuk ka qenë pjesë e ndonjë takimi apo dakordimi politik, duke mohuar që të ketë pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për takim apo marrëveshje.
“Nesër i keni, sigurisht mund të kenë zhvillime… Nuk e di çka ka ndodhur, unë s’kam pranuar. Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush, unë nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim diku që dikush mos të takohet. Nëse ju keni parë ndonjë takim, ndonjë marrëveshje, nëse keni parë ju ndonjë grupim dhe unë kam munguar, keni të drejtë me thënë. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim. Deri më tani ne nuk kemi asnjë marrëveshje politike me askënd. Normalisht, kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë,” tha Limaj.

