Dekreti i Osmanit, ndër vendimet e rralla që janë krejtësisht të qëlluar dhe të bazuara – Mustafa dakord me Presidenten

Presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit.

Ky vendim i Osmanit erdhi pas dështimit të Kuvendit për të zgjehdur Presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryeminsitri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha se ky ‘është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar’.

“Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” deklaroi Mustafa

E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.