Kurti në Gjilan, po zhvillon takim me Lutfi Hazirin

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, sapo ka arritur në Gjilan, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, raporton Mediafokus.info.

Takimi po zhvillohet në Qendrën Operative Emergjente kundër pandemisë Covid-19.

I pranishëm në këtë ngjarje është edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas pak, Kurti e Haziri pritet t’i adresohen publikut.