Del për peshk e gjenë mjet shpërthyes
Një person i cili kishte dalë për peshk te liqeni i Badocit, ka gjetur një mjet të pashpërthyer.
Mjeti i dyshimtë është tërhequr nga FSK.
Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident, thuhet në njoftimin e policisë.

