Nusja rreh vjehrrin në Vushtrri

Një person në Vushtri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e djalit të tij, pasi kishte shkuar për të kuptuar rreth mosmarrëveshjes mes tyre.

“Vushtrri, 23.05.2021 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka dëgjuar një mosmarrëveshje në mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit, tani të dyshuar femër kosovare ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodh dhe në ato momente është sulmuar fizikisht nga e dyshuara. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)