Ja pse është e rëndësishme ta dini nëse jeni intolerant ndaj glutenit

Anila Kalleshi PHD – Dietologe klinike

Drithërat që përmbajnë gluten, përmbajnë lektinë dhe phytate, dhe ky është një lajm i keq. Lektinat mund të lidhen në receptorët e insulinës, që më pas mund të krijojnë rezistencën e insulinës, që nënkupton se sheqeri juaj në gjak rritet duke e bërë më të vështirë djegien e yndyrnave.

Lektinat mundet gjithashtu të ngjiten edhe në rreshtimin intestinal, që kontribuon në ndryshimin e florës së zorrëve, duke shkaktuar që të formoni më shumë kalori nga ushqimet që hani dhe më e keqja, të formoni yndyrna. Lektinat mund të lidhen edhe me rezistencën e leptinës. Sepse leptina është një hormon që ndihmon që të rregullojë ndjenjën e urisë dhe të ngopjes, rezistenca e leptinës ju bën më të uritur edhe kur keni ngrënë sasinë e duhur. Gjithashtu, ju vendos nën rrezikun e sindromës metabolike, rreziku i trefishuar i obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Phytatet janë gjithashtu të këqija. Gjënden tek gluteni dhe tek drithërat, dhe quhen antiushqyes sepse ato prodhojnë minerale bio të padisponueshme.

Nëse me të vërtetë doni sasi të vogla drithërash në dietën tuaj, ndaluni tek orizi, mielli i tërshërës pa gluten. Mund të zgjidhni gjithashtu pataten e ëmbël, kuinoa, thjerrëzat dhe bishtajoret.

Disa zëvendësues të mirë
• Në vënd të makaronave standarte, provoni spageti me kungull, me kuinoa.
• Në vënd të tortelinit, provoni orizin kaf ose sallatën me rukola e domate .
• Në vënd të grurit, provoni bajamet ose pluhurin e arrës së kokosit.
• Në vënd të salcës së sojës, provoni arrën e kokosit.
• Në vënd të kuskusit, provoni kuinoa.
• Në vënd të picave, provoni patëllxhane ose kërpudha.

Ku fshihet gluteni?
Gluteni është kudo, kështu që lexoni etiketat me kujdes. Për këtë arsye, zgjidhni ato ushqime që nuk kane gluten, ose zgjidhni mish të freskët, pulë ose salmon. Nëse keni nevojë për proteina, fokusohuni kryesisht tek peshku salmon: janë zgjedhje më të shëndetshme edhe për shumë arësye të tjera.
Gluteni fshihet në:
– Të gjitha drithërat
– Biskotat
– Djathi
– Buka
– Kekërat
– Markat e lira të çokollatave
– Kuskusi
– Mielli
– Mustarda
– Makaronat
– Pica
– Patatet
– Salca
– Muesli
– Salca e sojës
– Disa kornflekse që përdoren në mëngjes
– Disa pije alkoolike
– Piperi i bardhë
– Makaronat me mish dhe peshk

Çfarë fshihet në mishin e drekës tuaj?
Shumë mishëra që ne i konsumojmë gjatë vaktit të drekës janë të injektuar me gluten. Kjo ndodh sepse është mirë në lidhje me stabilizimin dhe trashësinë, por kjo është edhe arsyeja se pse shumë prej nesh kanë zhvilluar ndjeshmërinë e glutenit. Kështu që sigurohuni që mishi juaj të jetë pa gluten, të jetë i freskët si mishi i pulës ashtu dhe salmoni. Këto janë zgjedhje të shëndetshme për shumë arsye.

Tërëshëra, jashtë apo brenda?
Vetë tërshëra është pa gluten, kështu që në teori, jeni në gjëndje për të ngrënë çdo gjë me tërshërë (për aq kohë sa nuk përmban bulmet, vezë ose gluten). Megjithatë, tërshëra shpesh është bërë në vënde ku ato gjithashtu përdorin drithërat që përmbajnë gluten, kështu që sigurohuni se po blini vetëm tërshërë, dhe pa gluten.

Kur ushqimet pa gluten nuk janë të mira për ju?
Tashmë që, shumë e më shumë njerëz janë duke kuptuar rrezikun e glutenit, një sërë produktesh pa gluten janë shfaqur në treg. Ky mund të jetë një tjetër problem, pasi pjesa më e madhe e këtyre ushqimeve nuk janë të shëndetshëm dhe mund të shkaktojnë shtimin në peshë, edhe pse janë pa gluten.

Ekzistojnë bistota pa gluten, bukë, makarona, biskota dhe mjaft produkte që në paketimin e tyre na serviren “pa gluten”. Pjesa më e madhe e tyre përmbajnë sheqer, ushqimet pa gluten jo domosdoshmërisht nënkuptojnë që janë të shëndetshme – dhe përfundimisht nuk nënkuptojnë që janë të mira për humbjen e peshës.

Doni disa ushqime të mira që janë pa gluten? Ushqimet e mira pa gluten vijnë në paketimet e tyre natyrale. Disa nga shembujt më të mirë janë mollët, brokoli, patatja e ëmbël, avokado.