Del video e re nga vrasja e 30-vjeçarit në Ferizaj

Personi me inicialet Q.J, ka shtënë me armë në drejtim të viktimës G.H, ku si pasojë e plagëve ky i fundit ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt, teksa për të dyshuarin është vendosur masa e paraburgimit 48-orësh.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajmi.net ka siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, pamje këto të ndjeshme të cilat nuk sugjerohet të shikohen nga personat e ndjeshëm apo fëmijët.