Delta është varianti më dominues në botë
Varianti Delta i koronavirusit ua ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.
Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.
Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

