Dëmtohet gypi kryesor në qendër, pjesa më e madhe e qytetit mbetet pa ujë

Është dëmtuar gypi kryesor i ujësjellësit në qendër të qytetit të Gjilanit.

Kompania e cila po kryen punimet në zgjerimin e rrugës kryesore në qendër të qytetit në Gjilan, ka dëmtuar një gyp të ujësjellësit në orët e pasditës dhe për pasojë ka ngelur pa ujë pjesa më e madhe e qytetit.

Bëhet fjalë për gypin kryesor, i cili don kohë për t’u riparuar dhe sonte nuk pritet rikthimi i ujit në çezmat e qytetarëve./mediafokus.info/