Deni Hoxha, emigranti shqiptar që ëndrrën e bëri realitet në Harvard

Deni Hoxha jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është studenti i parë i gjeneratës së tij, i cili diplomoi në Bachelor dhe Master në Universitetin e Harvardit.

Po ashtu, veçohet se Deni është Asistent Shkencor në Qendrën e Kërkimit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Shkollën e Biznesit të Harvardit.

Deni Hoxha ka njoftuar miqtë e tij në Twitter se ka diplomuar nga Universiteti prestigjioz i Harvardit në shkallën Bachelor dhe atë Master, duke ndarë edhe fotografi nga rasti.

Ai thotë të jetë studenti i parë i gjeneratës dhe emigrant që ka bërë një gjë të tillë.

“Ëndrrat u bënë realitet!” – shkruan ai.