Gjyqtarët dënuan vëllain e boksierit Besar Nimani me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, transmeton albinfo.ch.

Ai qëlloi mbi anëtarët e familjes së vrasësit të vëllait të tij. Ai ushqente përbuzje të thellë për këta njerëz. Kjo ishte e qartë nga letrat që ai skishte hkruar nga burgu.

Është interesante se dënimi i shqiptuar është shumë më i rëndë se ai që kishte kërkuar prokuroria.

Ajo kishte kërkuar 12 vjet burg për Berat Nimanin, raporton televizioni wdr.de.

Vendimi i gjykatës tani e ka tejkaluar atë.

Motra e tij duhet të vuajë pesë vjet burg. Edhe ajo u shpall fajtore për tentativë vrasjeje.

Shumë anëtarë të familjes së të pandehurve ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur u shpall vendimi.

Midis tyre ishte nëna dhe disa motra. Ato shprehën me zë të lartë pakënaqësinë e tyre me vendimin. Nëna shpërtheu në lot dhe u largua nga salla e gjyqit.