Kush është shqiptari nga Gjilani që me performancën e tij tërhoqi vëmendjen e mediave të Chicagos
Një program i Teatrit dhe Studimeve të Performancës – Kompania e Vallëzimit të Universitetit Shtetëror të Guvernatorëve, për 25-vjetorin e veprimtarisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave në shtetin Illinois, përfshirë edhe prestigjiozen Chicago Tribune, që konsiderohet ndër më të mëdhatë në Chicago.
Mediat atje kanë shkruar se kjo ishte përformanca e parë në teatër që kur është shpallur pandemia dhe Kompania e vallëzimit GSU nderoi muzikalët novator të Broadway-it dhe koreografët me një përzgjedhje ku ishin përfshirë numra nga Cabaret, Dreams Girls, West Side Story, Aladdin, Chicago, Sweeney Todd dhe të tjerë.
Vëmendjen e publikut veçmas e tërhoqi i riu nga Kosova, Deart Ramadani, performanca artistike e të cilit në këtë show u vlerësua shumë.
Deart Ramadani është një shqiptaro-amerikan i lindur në shtetin Illinois të SHBA-së, por dëshira e tij ishte të prezantohet nga Kompania e Vallëzimit.
Ai vjen nga Gjilani i Kosovës, një qytet ky ku janë lindur e rritur dy prindërit e tij, të cilët prej më shumë se dy dekadash migruan në SHBA.
Dearti, përveç që është vallëtar, është edhe zëvendës president i kësaj kompanie. Ai është student i Universitetit Shtetëror të Guvernatorëve në Chicago, me notë mesatare 10.
Ky ishte prezantimi origjinal i Deartit nga Kompania e Vallëzimit:
Deart Ramadani (GSU Kompania e Vallëzimit) është një shqiptar nga qyteti Gjilan, në Kosovë. Një i ri që studion filmin dhe vallëzimin profesional dhe kjo është performanca e tij e parë me Kompanine e Vallëzimit GSU. Me aspiratat për të qenë regjisor i filmave origjinalë shqiptarë, Dearti nisi rrugëtimin e tij të vallëzimit pasi u frymëzua nga spektaklet e viteve të mëparshme. Dearti është mirënjohës që po performon së bashku me GSU Kompaninë e Vallëzimit”.
Kjo kompani e vallëzimit ka thënë për mediat e Illinois se frymëzimi për këtë përformancë ka ardhur nga disa burime. Njashtu kanë dashur të reflektojnë edhe për jetën në dy vitet e fundit dhe sa tragjike dhe e errët është bërë të jetosh në një pandemi. Ata ndjenë se komuniteti i tyre kishte nevojë për një moment ngritës dhe të bashkohet me gëzimin e vallëzimit dhe çfarë zhanri më të mirë mund ta bënë atë se broadway.
Çdo këngë e vallëzim në mënyrën artistike përmbante një histori të rëndësishme. Andaj kjo performance ngriti audiencen në këmbë me duartrokitje të shumta, duke mbetur të kënaqur por edhe të emocionuar, ku pjesë e saj ishte edhe familja e Deart Ramadanit.