Dënohet 21-vjeçari që dogji për së gjalli të dashurën shtatzënë

Një 21-vjeçar në Francë është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e të dashurës së tij Shaina Hansye në vitin 2019, shkruan a2cnn.

Kur ndodhi vrasja, ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe shtatzënë kurse i dashuri i saj 17 vjeç.

Ai e goditi të miturën 10 herë me thikë dhe më pas e dogji të gjallë.

Autopsia e bërë pas ngjarjes tregoi se në momentin që i dashuri i vuri flakën, vajza ishte ende duke marrë frymë.

Vrasja brutale ndodhi në Creil, në veri të Francës.

Avokati i familjes së vajzës kërkoi 30 vite burg për autorin, duke dashur të anashkalojnë faktin që ai ishte i mitur kur ndodhi ngjarja.

Kjo nuk është drejtësi,” tha babai i vajzës Shakill Hansye.