Dënohet imami i Roganës, lejoi në xhami më shumë se 10 persona

Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë imamit të xhamisë në Roganë të Kamenicës për mos respektim të masave anti-Covid.

Imami është dënuar për shkak se ka lejuar të grumbullohen më tepër se 10 persona në xhami.

Njoftimin e ka bërë vetë vetë imami Besir Kryeziu, bashkë me kopjen e dëftesës së gjobës për kundërvajtje.

‘Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës.

Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.

Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia.

Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent.

Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.

Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!

Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!’, ka shkruar imami Kryeziu.