Deputeti i LVV-së: I kemi numrat

Thaçi u shpreh se çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon vetëm një subjekti politik, por gjithë spektrit politik.

“Në fakt ne i kemi numrat, por çështja e kryetarit të Kuvendit nuk i takon një subjekti politik. I takon gjithë spektrit politik”, tha Thaçi, për RTV21.

Lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar LVV kandidaten për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti të kërkojë një kandidat tjetër.

Ai thotë se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij, opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.

“Për mua personalisht përderisa nuk votojnë kryetarin e Kuvendit, ata nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.