Deputeti i PDK-së tregon arsyen pse nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Ferat Shala, ka deklaruar se kjo parti nuk është përjashtuese, por kur është fjala për çështjen e presidentit ai thotë se nuk bëjnë kompromise për kandidatët që nuk përfaqësojnë unitet politik.

Arsyet kryesore sipas tij që kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, nuk e ka përkrahjen nga kjo parti është mungesa e personalitetit të unitetit që tek ajo nuk e kanë parë.

Shala tha se proceset me të cilat do të ballafaqohet Kosova në të ardhmen nuk do të jenë të lehta.