Shtinë me armë pasi grabitën pompën e derivateve

Dy persona të panjohur kanë grabitur një pompë karburantesh në Prishtinë dhe gjatë largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë. Rasti është cilësuar ‘grabitje e armatosur’.

Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17.Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtor në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të  pompës të  grabisin një sasi para të  gatshme. Sipas ankuesve, të  dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur  njësitë përkatëse policore,  rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto akriv)