Deputeti i PDK’së kërkon shkarkimin e Qëndron Kastratit pas ngjarjeve të sotme në Kamenicë
Shkollat janë bër shkas për një përplasje në Shipashnicën e Poshtme të Kamenicës, mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe banorëve të zonës.
Siç dihet, shkolla në këtë fshat ishte mbyllur shkaku i reformave në arsim që kishte ndërmarrë kryetari Qendron Kastrati.
Për këtë ngjarje, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar shkarkimin e Qëndron Kastratit nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.
Ai ka thënë se pushteti po përdorë dhunë ndaj qytetarëve të kësaj komune, të cilët po protestojnë për një të drejtë elementare.
Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.
Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve.
Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve.
Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vewtëqeverisjen lokale, Neni 64, Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron.

