Mbyllet edicioni në Superligë: Prishtina e Drita në Evropë, Arbëria bie nga liga

Prishtina dhe Drita, kampion dhe nënkampion të Superligës së Kosovës në futboll, kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa Arbëria, pas humbjes së sotme në Gjilan, bashkë me Besën kthehen në Ligën e Parë.

Prishtina, e cila e siguroi titullin javën e kaluar, e mbylli kampionatin me humbje nga Ballkani (2:5), por fitorja, sado e thellë nuk i mjaftoi klubit nga Suhareka për ta siguruar një vend në kualifikime për garat evropiane, meqë Drita, siç pritej e mundi Arbërinë.

Ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli u mund 1:0 nga Llapi dhe kjo bën që klubi nga Drenasi ta mbyllë sezonin në vendin e tetë në tabelë dhe do të përballet me Dukagjinin e Ligës së Parë në një ndeshje barazhi për një vend në Superligë sezonin e ardhshëm.

Në ndeshjet e tjera të ditës së fundit, Besa e mundi Gjilanin 1:0, ndërsa Trepça ’89 e mundi Drenicën 2:1 duke shpëtuar nga rënia nga Superliga.