Deputeti i PDK’së – Kurtit: Jep doreheqje, po i dëmtoni raportet me Amerikën
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jap dorëheqje qysh sot, pasi sipas tij, po i dëmtoni raportet me SHBA’të.
“Nuk keni mandat t’i dëmtoni raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj ju ftoj që sot menjëherë të jepni dorëheqje, sepse nesër do të jetë vonë. Sepse dëmet që i shkaktoni ju janë të pariparueshme. Tani populli e ka kuptuar që jeni një demagog dhe mashtrues. Fillimisht ata i mashtruat me kauza të rrejshme, përmes të cilave ua keni vjedhur shpresën për të kaluar të vjedhja e buxhetit”, ka thënë Haxhiu, gjatë adresimit në Kuvendin e Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Seanca është përcjellë me fjalime të ashpra të deputetëve të opozitës, të cilët janë përplasur me kryeministrin Kurti, ku po zhvillohet debati për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe./MediaFokus/

