Haziri: Vendim i vështirë për taksën, por i domosdoshëm për të ardhmen e Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në Tëitter, ka shkruar se Kosova ka qenë e ngulfatur nga taksa.

Ai ka theksuar se heqja e takës është vendim i vështirë, por i domosdoshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Dallimet” do të shkrihen shpejtë. Kosova ka qenë shumë kohë e ngulfatur nga tarifa. Po ashtu, është punuar shumë që tarifa të hiqet dhe t’i jepet mundësi normalizimit. Miqtë e Kosovës nuk na lanë  asnjëherë me “gabu”, apo edhe me u vonu në procese të rëndësishme për Kosovën. Por, ne duhet t’i udhëheqim këto procese të rënda. Vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm për të sotmen dhe ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Haziri./MediaFokus/