Halil Geci akuzon rëndë Isa Mustafën

Vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit, Halili, ka ka akuzuar rëndë liderin e LDK-së, Isa Mustafa, duke e quajtur edhe ‘spiun të Serbisë’.

“O milet mos e lodhni ISEN. Pa i thënë Hashimi LDK-s nuk bën koalicion. Kosova po zbrazet e këta po bëjnë pazare e po shtyhen për poste. LDK për t’ia ruajtur vendin e të parit të shtetit spiunit të Serbisë, dhe për ta sjellë në pushtet Shikun dhe Hashimin i shkeli votuesit e vet. Pritne Hashimin dhe Vuqen se po vinë dorë me dorë për ti festuar tokën pa njerëz…. Kurse juve të LDK-s ruani votën për Hashimin. Kosova po zbrazet e ju o tradhtar po shtyheni për poste. Vetëm dje nga një agjenci u nisën për në Gjermani 37 autobus me rini”, ka shkruar, ndër të tjra, Halil Geci, në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, mbesa e Halil Gecit dhe vajza e Gani Gecit, Marigona, është zgjedhur deputete në këtë legjislaturë, duke marrë një numër të konsiderueshëm të votave./MediaFokus/